Leposaviq: Policia ndalon një veturë, kishte gjëra me mbishkrime nacionaliste

  • E.K /
  • 30 September 2023 - 14:42
Leposaviq: Policia ndalon një veturë, kishte gjëra me mbishkrime nacionaliste

Policia e Kosovës ka ndaluar dje një veturë në Leposaviq, ku gjatë kontrollit janë gjetur gjëra me mbishkrime nacionaliste, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Njësiti policor gjatë kontrollit ka ndaluar veturën të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull serb-kosovar dhe gjatë kontrollit në veturë kanë gjetur një bluzë dhe një stemë me mbishkrime nacionaliste”, njofton Policia.

Lidhur me rastin është informuar prokurori dhe gjyqtari dhe pas konsultimit ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për kundërvajtje.

(Kosova Sot Online)