Sveçla në Mitrovicë sot mban konferencë

  • A.P /
  • 01 October 2023 - 13:40
Sveçla në Mitrovicë sot mban konferencë

Raportohet se ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha do të mbajnë një konferencë për media në orën 15:00 në Mitrovicën e Jugut, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia e Kosovës njoftoi se konferenca e radhës po organizohet “referuar zhvillimeve të datës 24 shtator 2023 në veri të Republikës së Kosovës”.

“Referuar zhvillimeve të datës 24 shtator 2023 në veri të Republikës së Kosovës, gjegjësisht në fshatin Banjskë, Policia e Republikës së Kosovës (PK) organizon konferencën e radhës për media, cila do të mbahet sot në ora 15:00”, njoftoi Policia përmes një postimi në Facebook dhe mediat u ftuan të merrnin pjesë.

Konferenca do të mbahet në drejtorinë rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut.

(Kosova Sot Online)