Sveçla tregon idenë që po e diskutojnë në Qeveri

  • A.P /
  • 01 October 2023 - 17:24
Sveçla tregon idenë që po e diskutojnë në Qeveri

Kemi kërkuar që vila e Milan Radoiçiqit, organizatorit të grupit terrorist që e sulmoi Kosovën para një jave, të shndërrohet në stacion të Policisë për njësitin e barkave, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sveçla tha në një konferencë për media se vila e Radoiçiqit në skaj të liqenit të Ujmanit është e ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës.

“Kompleksi superluksoz i Milan Radoiçiqit është i ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës. Po ashtu ‘bypass’i i tunelit në afërsi është i uzurpuar nga ky kompleks, nga Milan Radoiçiq. Ky ‘bypass është infrastrukturë kritike”, tha Sveçla.

Sveçla tha se po e diskuton me me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci që kjo pronë t’i kalohet Ministrisë së Punëve të Brendshme “dhe pastaj të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për stacion për njësitin e barkave në Departamentin e Kufirit”.

(Kosova Sot Online)