62-vjeçarin e zë kali poshtë dhe e lë të vdekur

  • A.P /
  • 02 October 2023 - 21:46
62-vjeçarin e zë kali poshtë dhe e lë të vdekur

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së dielës në fshatin Gjyras të Bashkisë Maliq, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Një 62-vjeçar me iniciale A.Sh. ka shkuar për të prerë dru në malin e këtij fshati, me kalë.

Gjatë rrugës, për shkak të terrenit të vështirë, 62-vjeçari është rrëzuar në tokë dhe kafsha i ka rënë përsipër, duke e lënë të vdekur në vend.

Viktima është gjetur nga disa banorë të zonës të cilët kanë lajmëruar menjëherë policinë.

(Kosova Sot Online)