Parashikimi i motit për sot në Kosovë

  • E.K /
  • 03 October 2023 - 08:27
Parashikimi i motit për sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbajë mot i vranët dhe me diell, me rritje të lehta të temperaturave maksimale, përcjell “Kosova Sot Online”.

IHK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-24 gradë Celsius.

Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s.

(Kosova Sot Online)