Lushtaku: Këta pushtetar janë misionar për degjenerim e shkatërrim të vlerave tona fetare dhe kombëtare

  • A.P /
  • 04 October 2023 - 20:22
Lushtaku: Këta pushtetar janë misionar për degjenerim e shkatërrim të vlerave tona fetare dhe kombëtare

Pushteti aktual është misionar për degjenerimin dhe shkatërrimin e vlerave fetare dhe kombëtare, ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mergim Lushtaku, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka kritikuar votimin e projektligjit për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

”Në seancën e sotme u votua projektligji për shëndet riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor, përmes të cilit mundësohet dhe legjitimohet që nënat të lindin fëmijë, e fëmiu të rritet e të mos e di kush është babai i tij”.

”Kjo për mendimin tim është në kundërshtim të plotë me ruajtjen e familjes së shëndoshë.  Këta pushtetar janë misionar të qëllimit për degjenerim e shkatërrim të vlerave tona fetare dhe kombëtare”, ka thënë Lushtaku. 

(Kosova Sot Online)