Administrata në Bosnje dhe Hercegovinë po i verifikon informacionet se armët e përdorura në Banjskë janë siguruar nga Tuzlla

  • A.P /
  • 05 October 2023 - 13:47
Administrata në Bosnje dhe Hercegovinë po i verifikon informacionet se armët e përdorura në Banjskë janë siguruar nga Tuzlla

Administrata Federale e Policisë në Bosnje-Hercegovinë është duke e verifikuar informacionin se armët e përdorura më 24 shtator në sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit, janë siguruar nga Tuzlla, qytet në veriperëndim të Bosnjës, ka thënë Vahidin Munjiq, ushtrues detyre i drejtorit të Policisë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Munjiq ka thënë se dyshimet për transferim të armëve nga Tuzlla janë duke u hetuar përmes Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (INTERPOL) dhe që Zyra e Prokurorit të Bosnje – Hercegovinës është informuar për gjithçka.

“Ne e kemi marrë informacionin dy ditë më parë, përmes mediave. Ne i kemi kërkuar INTERPOL-it që të na ofrojë informacione nga të gjitha agjencitë tjera, si nga Zyra e Prokurorit të Serbisë. Ne ende jemi në pritje se nuk mund të flasim më shumë”, ka thënë Munjiq.

(Kosova Sot Online)