
Lubonja: Zhvillimet në Kosovë i kam parë si strategji të ndërtuar nga Serbia

Zhvillimet në Kosovë, javëve të fundit i kam parë si një strategji të ndërtuar nga ana e Serbisë, minimalisht shkëputjen e një pjese nga Kosova, pjesës së veriut të saj, ku banojnë serbët, duke shoqëruar me një propagandë që ka zgjatur edhe në Perëndim, sipas të cilit serbët e veriut po jetojnë në një situatë ferri nën regjimin e Albin Kurtit, tha Fatos Lubonja, analist politik.
Qëllimi kryesor, sipas tij, është shfrytëzimi i Perëndimit si vendimmarrës për fatet e kësaj zone, duke sensibilizuar atë për këtë situa e duke mos e përshkallëzuar deri në një konflikt ku Serbia do të jetë e detyruar të ndërhyjë, duhet që ata (Perëndimi v.j.) të marrin parasysh se çfarë po ndodh me veriun e Kosovës.
“Kështu që ajo ngjarje ishte ndërtuar në funksion të kësaj narrative: më në fund serbët nuk mund të durojnë më dhe ja çfarë ndodhi”, deklaroi Lubonja, derisa shtoi se përpjekja për ta distancuar shtetin serb nga ndërlidhja e saj me ngjarjen në veri të Kosovës, është e pabindshme.
(Kosova Sot Online)