Latifi: Edi Rama është duke i ngatërruar dy funksione

  • A.P /
  • 05 October 2023 - 21:35
Latifi: Edi Rama është duke i ngatërruar dy funksione

Termi ”tokë e askujt“ e përdorur nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, referuar veriut të Kosovës gjatë një interviste për Financial Time është shumë problematik, ka deklaruar profesori universitar, Blerim Latifi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Latifi problemin me këtë term e trajton duke e shpjeguar se për ”tokën e askujt“, të gjithë palët kanë të drejta legjitime që ta pronësojnë.

Në këtë mënyrë, ai kritikoi Ramën për këtë përdorimin e këtij termi, pasi mund të kuptohet siku ”Kosova po shkon si pushtuese në atë tokë për të shtirë rend e ligj“.

Kështu, Latifi tha se Rama po e luan funksionin e opinionistit, duke thënë se ai është kryeministër i Shqipërisë.

“Edi Rama është duke i ngatërruar dy funksione, funksionin e opinionistit dhe funksionin e kryeminsitrit. Si duket po ka shumë dëshirë me bë analiza, e lexova intervistën e Financial Time që e pati. Shiko analistit të pavarur i lejohet me operu me kësi terma, si gazetar, opinionist shkoj në veri e bëjë një reportazh dhe them kjo tokë është e askujt. Ai është një kryeministër që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Kryeministrat nuk operojnë me opinione, por me dokumente zyrtare në mes shteteve”, ka thënë Latifi.

(Kosova Sot Online)