
Rahovec: Qytetarit i mbinë vetvetiu kanabisi në oborrin e shtëpisë

Në pronën e një personi në Rahovec janë gjetur disa bimë kanabis sativa, përcjell “Kosova Sot Online”.
Njësitet e DHTN-së të cilët kanë vërejtur se bimët nuk kanë qenë të mirëmbajtura, gjë që ngrit dyshimet se janë bimë të egra të cilat mbijnë vetvetiu.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa bimët janë shkatërruar në vend te ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
KULTIVIM I BIMËVE NARKOTIKE
Rahovec / 20.05.2024 – 11:30. Në pronën e dëshmitarit mashkull kosovar janë gjetur disa bimë kanabis sativa. Në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitet e DHTN-së të cilët kanë vërejtur se bimët nuk kanë qenë të mirëmbajtura, gjë që ngrit dyshimet se janë bimë të egra të cilat mbijnë vetvetiu. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa bimët janë shkatërruar në vend te ngjarjes.
(Kosova Sot Online)