Ambasadori i Ukrainës në Beograd Tolkach paralajmëron vizitë në Kosovë

  • A.P /
  • 06 October 2023 - 16:07
Ambasadori i Ukrainës në Beograd Tolkach paralajmëron vizitë në Kosovë

Ambasadori i Ukrainës në Beograd Volodymyr Tolkach  ka folur rreth vendimit të NATO’s për të dërguar më shumë trupa në Kosovë duke theksuar se  mbi të gjitha duhet të ruhet paqja, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tolkach ka përmendur edhe faktin që ushtarët ukrainas kanë qëndruar në Kosovë siç ka thënë ai në enklavat serbe.

“Paqe në të gjitha vendet evropiane, sepse pa paqe nuk kemi zhvillim. Ne shohim se shumë fshatra dhe qytete në Ukrainë janë shkatërruar plotësisht nga agresorët rusë. Si mund të mbrohemi? Unë kam një shembull të mirë për ju. Për më shumë se 10 vjet, paqeruajtësit tanë kanë mbrojtur enklavat serbe në Kosovë. Kjo ishte mirë për të gjithë ne”, tha ai.

Tolkach ka thënë  se javën e ardhshme do ta vizitojë KFOR-in me ftesë të tyre.

(Kosova Sot Online)