Hill: I takon Beogradit të bëjë një hetim serioz dhe të zbulojë se çfarë ka ndodhur në Banjskë

  • A.P /
  • 06 October 2023 - 20:15
Hill: I takon Beogradit të bëjë një hetim serioz dhe të zbulojë se çfarë ka ndodhur në Banjskë

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka folur për sulmin e terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Ai ka kërkuar nga Beogradi një hetim serioz, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ambasadori Hill është shprehur se lajm i mirë është fakti se aktualisht, në pjesën më të madhe të saj situata është e shtensionuar.

“Tash ajo që duhet të zbulojmë është se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. E pashë deklaratën e Radoiçiqit dhe nuk e kuptoj se si dikush mund të mendojë se është mirë për Serbinë të lëshohet në aktivitete të tilla. Duhet të zbulojmë se çfarë ka ndodhur, kush ka qenë i përfshirë, duhet gjetur përgjegjësi dhe duhet të sigurohemi që të mos ndodhë më”, ka deklaruar Hill për Euronews në Beograd.

Sipas tij, rruga është të kthehet dialogu. “Janë të gjitha elementet për këtë, vetëm marrëveshja duhet të përfundojë”, ka deklaruar Hilli

Ambasadori amerikan, për Euronews në Beograd, ka deklaruar se si person që ka marrë pjesë në negociata, nuk i pëlqejnë parakushtet, por preferon kur njerëzit të ulen në tavolinë dhe të përballen me çështjet që duhet të zgjidhen.

Hill, duke folur për çështjen e përgjegjësisë për ngjarjet në Banjskë, ka theksuar se i takon Beogradit të bëjë një hetim serioz dhe të zbulojë se çfarë ka ndodhur. Ambasadori amerikan ka deklaruar procesi i negociatave duhet të vazhdojë.

“Mendoj se zgjedhjet në veri duhet të jenë pjesë e atij procesi, në fund të fundit, Asociacioni duhet të ketë dikë që ta udhëheqë, duhet të keni zgjedhje. Duhet t’i kushtohet vëmendje detajeve që procesi të vazhdojë, që negociatorët të bashkëpunojnë me palët e interesuara dhe bota të nuk guxon të merret me ato probleme. Agresioni brutal i Rusisë kundër Ukrainës është në vazhdim dhe ne duhet të merremi me këtë, Kosovën dhe Serbinë, të dyja palët duhet të gjejnë një zgjidhje që u përshtatet atyre”, ka deklaruar Hill.

(Kosova Sot Online)