Pasi tentoi të qëllonte policët për shkak të gjobës arrestohet ish-deputeti

  • A.P /
  • 06 October 2023 - 21:21
Pasi tentoi të qëllonte policët për shkak të gjobës arrestohet ish-deputeti

Është arrestuar ish-deputeti Dritan Bici nga efektivë të policisë së Gramshit, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Bici, që dikur ishte kryebashkiak i PS-së në këtë qytet, më vonë kandidoi për deputet nën logon e PDIU

Mendohet se shkak për arrestimin ka qenë një gjobë e vendosur në automjetin e djalit të tij tip Audi, pasi e kishte parkuar në vendin e rezervuar për policinë e Gramshit.

Debati midis efektivëve të policisë ka arritur deri në momentin ku ish-deputeti Dritan Bici ka tentuar të qëllojë njërin prej 2 efektivëve.

Pas arrestimit nga policia e Gramshit, me akuzën e kanosjes së efektivëve të policisë, Gjykata e Shkallës së Parë në Elbasan vendosi masën e arrestit detyrim për paraqitje për ish-deputetin Dritan Bici.

Bici më herët ka qenë dhe kryebashkiak i qytetit të Gramshit dhe ka pasur dhe incidente të tjera të ngjashme.

(Kosova Sot Online)