Murphy: Sulmi në Banjskë ishte i mirë-koordinuar, kishte qëllim provokimin e një konflikti më të gjerë

  • E.K /
  • 07 October 2023 - 11:18
Murphy: Sulmi në Banjskë ishte i mirë-koordinuar, kishte qëllim provokimin e një konflikti më të gjerë

Senatori amerikan, Chris Murphy, ka thënë se ata që kanë vrarë rreshterin kosovar, Afrim Bunjaku, duhet të mbahen përgjegjës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Murphy ka thënë se pasojat e sulmit të 24 shtatorit kanë mundur të jenë katastrofale.

Senatori amerikan ka thënë se është i shqetësuar që lirimi i Milan Radojiçiqit nga Serbia, i cili edhe ka pranuar se qëndron prapa 24 shtatorit, do të rris tensionet edhe më tej në mes të Serbisë dhe Kosovës.

“Vuçiq duhet të marrë hapa të menjëhershëm për de-eskalim dhe të sigurohet që do të ketë llogaridhënie për këtë akt qyqar”, ka shkruar Murphy.

(Kosova Sot Online)