Arrestohet një burrë në Malishevë, rrahu tri gra

  • E.K /
  • 09 October 2023 - 12:02
Arrestohet një burrë në Malishevë, rrahu tri gra

Një burrë është arrestuar në Malishevë, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj tri viktimave femra, të cilave u ka shkaktuar lëndime trupore, përcjell “Kosova Sot Online”.

Femrave të cilat u sulmuan u është ofruar ndihmë mjekësore.

“Malishevë 08.10.2023 – 14:00. I dyshuari kosovar ka sulmuar fizikisht 3 viktimat femra kosovare të cilave u ka shkaktuar lëndime trupore, për çka dhe u është ofruar ndihma mjekësor. I dyshuari është arrestuar me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë

(Kosova Sot Online)