Gërvalla në Strasburg, takohet me delegacione të shumta për anëtarësim në KiE

  • E.K /
  • 10 October 2023 - 14:34
Gërvalla në Strasburg, takohet me delegacione të shumta për anëtarësim në KiE

Shefja e diplomacisë kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz, ka njoftuar se po qëndron për vizitë në Strasburg në kuadër të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gërvalla ka thënë se po takohet me delegacione të shumta për të nënvizuar rëndësinë e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe.

“Progresi i rëndësishëm i Kosovës në fushën e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit është i pamohueshëm. Prandaj, anëtarësimi në Këshillin e Evropës përfaqëson një hap të rëndësishëm për demokracinë tonë të gjallë, duke nënvizuar angazhimin tonë ndaj këtyre parimeve themelore”, ka shkruar Gërvalla.

(Kosova Sot Online)