"PS nuk mbështet rezolutën e parlamentit të Kosovës, nuk pranon të identifikojë përgjegjësit realë të situatës së krijuar më 24 shtator"

  • E.K /
  • 10 October 2023 - 15:27

Gazment Bardhi në një deklaratë pas takimit me deputetët e Berishës, u shpreh se nuk kanë rënë dakord me mazhorancën për të dalë me një rezolutë të përbashkët për Kosovën, pas sulmit në veri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bardhi ka shtuar se PS nuk pranon që të identifikojë përgjegjësit realë të situatës së krijuar më 24 shtator

“Nuk ka dakordësi për të dalë me një rezolutë të përbashkët. PS nuk mbështet rezolutën e parlamentit të Kosovës dhe nuk pranon të identifikojë përgjegjësit realë të situatës së krijuar më 24 shtator”, tha Bardhi.

(Kosova Sot Online)