Hovenier takohet me studentë të Universitetit të Prishtinës

  • A.P /
  • 10 October 2023 - 16:57
Hovenier takohet me studentë të Universitetit të Prishtinës

Studentët e Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës, sot i ka takuar ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Honvenier, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se me studentët ka diskutuar për historinë e pasur multikulturore të rajonit.

“Pata kënaqësinë të takohem sot me fakultetin dhe studentët e Antropologjisë në Universitetin e Prishtinës dhe të diskutojmë për historinë e pasur, multikulturore të rajonit. U kënaqa duke ndarë disa nga përvojat e mia në fushat e antropologjisë dhe arkeologjisë dhe më pëlqeu të mësoja më shumë rreth trashëgimisë së larmishme kulturore të Kosovës me këta studentë.”

(Kosova Sot Online)