Ministri slloven i Mbrojtjes thotë se vendi i tij do t’i dërgojë 100 ushtarë shtesë në kuadër të KFOR-it në Kosovë
Ministri slloven i Mbrojtjes, Marjan Sarec, konfirmoi se vendi i tij do të dërgojë 100 trupa shtesë në kuadër të KFOR-it pas tensionimit të situatës në veri të vendit, përcjell “Kosova Sot Online”.
Sarec u shpreh se Ballkani Perëndimor është shumë i rëndësishëm për Slloveninë prandaj edhe është marr vendimi për shtimin e trupave sllovene në Republikën e Kosovës.
“E dimë që në mandatin e kaluar, qeveria e kaluar e zvogëloi praninë në Kosovë, ne tani e kemi rritur përsëri, dhe po e rrisin atë dhe vendimin e qeverisë për ta rritur deri në 100 ushtarë. Ushtarët sllovenë janë atje mbi të gjitha si forca paqeruajtëse dhe sigurisht që Ballkani Perëndimor është prioriteti i Sllovenisë dhe për këtë arsye ne po rrisim edhe praninë atje”, deklaroi Sarec.
(Kosova Sot Online)