Rama: KFOR-i ta marrë nën kontroll veriun, forcat ekzistuese të kontrollit të kufirit janë krejt të pamjaftueshme

  • E.K /
  • 12 October 2023 - 11:29
Rama: KFOR-i ta marrë nën kontroll veriun, forcat ekzistuese të kontrollit të kufirit janë krejt të pamjaftueshme

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmendi sërish “domosdoshmërinë e marrjes së kontrollit të veriut të Kosovës nga KFOR-i”, përcjell “Kosova Sot Online”.

“Furia mori edhe më fort përpjet qëndrimin tim të njohur. E kam thënë në samitin e NATO-s, mbi domosdoshmërinë e marrjes së kontrollit të veriut të Kosovës nga KFOR-i”, tha Rama.

Ai tha se kufiri i Kosovës me Serbinë prej vitesh është shndërruar në një “rrjetë të çarë”.

“Kufiri me Serbinë është katandisur prej vitesh në një rrjetë të çarë ngado, prej nga hyjnë sërbes armatime, drogë, dreqi me të birin, ndërkohë që forcat ekzistuese të kontrollit të kufirit janë krejt të pamjaftueshme”, tha Rama.

Ai tha se “KFOR-i do të vazhdojë të rrijë në Kosovë, se s’ka ku shkon” deri kur “normalizimi me Serbinë të jetë kryer me sukses, të jetë garantuar paqja përfundimtare dhe Kosova të jetë njohur përfundimisht si shtet nga të gjithë”.

(Kosova Sot Online)