Pasi kërcënoi ambasadorin amerikan Hill arrestohet një person në Serbi

  • A.P /
  • 12 October 2023 - 17:10
Pasi kërcënoi ambasadorin amerikan Hill arrestohet një person në Serbi

Një person me iniciale S.B (50 vjeç)  është arrestuar sot në Beograd në lidhje me kërcënimet për vrasjen e ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Këtë e ka konfirmuar kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq, shkruan “Blic.rs”

I arrestuari, siç dyshohet, ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, ndër të tjera, “Koha për një goditje të re të Gavrilo Principit direkt në kokën e okupatorit Christopher Hill…”

I dyshuari akuzohet se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i personit nën mbrojtje ndërkombëtare” ka thënë prokurori Stefanoviq.

(Kosova Sot Online)