Prishtinë: Arrestohet një burrë, dyshohet se shpërndau përmes rrjeteve sociale video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë

  • E.K /
  • 13 October 2023 - 09:12
 Prishtinë: Arrestohet një burrë, dyshohet se shpërndau përmes rrjeteve sociale video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë

Një burrë është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se i njëjti përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 12.10.2023 – 11:00 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh.

(Kosova Sot Online)