Miftaraj për Rozeta Hajdarin: Më shumë ka kalu këtë javë kohë në salla të gjykatave se në pozitën e Ministres

  • E.K /
  • 13 October 2023 - 15:13
Miftaraj për Rozeta Hajdarin: Më shumë ka kalu këtë javë kohë në salla të gjykatave se në pozitën e Ministres

Ehat Miftaraj nga IKD ka thënë se ministres së Tregtisë, Rozeta Hajdari, duhet t’i ndërtohet një zyre në pallatin e Drejtësisë, pasi në këtë javë më shumë kohë ka kaluar në salla të gjyqeve, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka thënë se integriteti i ministres Hajdari është zero.

“Rozeta Hajdarit një zyre në pallat të drejtësisë. Me shumë ka kalu këtë javë kohë në salla të gjykatave se në pozitën e Ministres për çka paguhet nga buxheti i Kosovës. Inteegriteti ZERO!”, ka shkruar Miftaraj.

(Kosova Sot Online)