Pas paralajmërimit të Izraelit palestinezët lënë shtëpitë e tyre

  • A.P /
  • 13 October 2023 - 17:05
Pas paralajmërimit të Izraelit palestinezët lënë shtëpitë e tyre

Palestinezët kanë filluar t’i lëshojnë shtëpitë e tyre në jug të Rripit të Gazës pasi Izraeli u tha atyre që të evakuoheshin brenda 24 orëve për “sigurinë dhe mbrojtjen e tyre”, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

OKB-ja dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë kanë kritikuar të dyja masën, duke theksuar ndikimin e mundshëm humanitar.

Ushtria izraelite tha se e kuptonte se evakuimi do të zgjaste më shumë se afati i tij, raporton BBC.

Ndërkohë, Hamasi u bëri thirrje njerëzve që të injorojnë paralajmërimin.

(Kosova Sot Online)