Haradinaj - Stublla: Jo zgjedhje pa sigurimin e kufijve me Serbinë, lista serbe të mos certifikohet më

  • E.K /
  • 14 October 2023 - 11:40
 Haradinaj - Stublla: Jo zgjedhje pa sigurimin e kufijve me Serbinë, lista serbe të mos certifikohet më

Ish-ministrja e Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme pa siguruar kufijtë me Serbinë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Haradinaj- Stublla ka shkruar se Lista Srpska nuk duhet të certifikohet për zgjedhjet e ardhshme.

Tutje, ish- ministrja potencoi se institucionet zgjedhore të shtetit të Kosovës nuk do të duhej të certifikojnë asnjëherë më partinë Lista serbe e as lidershipin e saj në ndonjë parti me emër tjetër.

“Pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, Vuçiqi dhe Lista kriminale Serbe ka humbur të drejtën dhe peshën e deklaratave në emër të serbëve të Kosovës, të cilët as nuk i përfaqësojnë më, e as nuk besoj se tash e tutje do të mund të certifikoheshin të marrin pjesë në zgjedhje. Institucionet zgjedhore të shtetit të Kosovës nuk do të duhej të certifikojnë asnjëherë më partinë Lista serbe e as lidershipin e saj në ndonjë parti me emër tjetër”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)