Mesiq: Agresioni serb në Banjskë ishte përgatitur në disa institucione serbe

  • A.P /
  • 15 October 2023 - 10:01
Mesiq: Agresioni serb në Banjskë ishte përgatitur në disa institucione serbe

Ish-presidenti kroat, Stipe Mesiq deklaron se agresioni serb në Banjskë të Zveçanit ishte përgatitur dhe pjesë e saj ishin edhe disa institucione serbe. Nga këto të fundit, ai shton se grupi terrorist u pajis për provokim e luftë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai kritikon Bashkimin Evropian për qasjen dhe qëndrimet pas 24 shtatorit. Njeriu që udhëhoqi Kroacinë për një dekadë si president vlerëson pozitivisht veprimet e ndërmarra nga institucionet kosovare, meqë konsideron se kjo situatë do të prodhonte edhe më shumë viktima, sipas kp.

Ish-presidenti i Kroacisë thotë se Kosova është shtet dhe këtë fakt duhet ta kuptojnë të gjithë.

(Kosova Sot Online)