Gjykata vendos 1 muaj paraburgim për pronarin e lokalit ku u helmuan mbi 200 persona

  • A.P /
  • 15 October 2023 - 15:07
Gjykata vendos 1 muaj paraburgim për pronarin e lokalit ku u helmuan mbi 200 persona

Pronarit të lokalit në Malishevë ku u helmuan mbi 200 persona që konsumuan ushqim, i  është caktuar 1 muaj paraburgim, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjakovë, Lekë Muqaj

Ai dyshohet për veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimor”.

Nga QKMF’ja në Malishevë  thanë që numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka shkuar në 205.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori i QKMF’së në Malishevë, Afrim Krasniqi.

“Gjendja ka filluar të qetësohet. Numri i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore ka shkuar në 205”, tha Krasniqi.

Ai bëri të ditur se shumica e të helmuarve janë trajtuar në QKMF’në e Malishevës derisa personat që kanë qenë në gjendje më të rënduar kanë marrë trajtim edhe në Prizren dhe Prishtinë.

(Kosova Sot Online)