Albin Kurti shkon në Tiranë për Procesin e Berlinit

  • E.K /
  • 16 October 2023 - 11:30
Albin Kurti shkon në Tiranë për Procesin e Berlinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai u prit, nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Samiti i Procesit të Berlinit sivjet zhvillohet për herë të parë në një vend jashtë Bashkimit Europian.

Në fokus të këtij samiti do të jetë integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE dhe bashkëpunimi rajonal.

Çështje për diskutim sigurisht se do të jetë edhe sulmi në veri të Kosovës.

(Kosova Sot Online)