Meloni do të mungojë në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë

  • S.A /
  • 16 October 2023 - 12:09
Meloni do të mungojë në Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë

Tirana pret sot, më 16 tetor, liderët e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit. Por jo të gjithë liderët do të marrin pjesë, transmeton "Kosova Sot Online".

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni nuk do të jetë e pranishme në Samit.

Ajo do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri, Antonia Tajani.

Nuk dihet arsyeja e anulimit të vizitës, por sipas medieve italiane, kryeministrja do të presë në një takim mbretin e Jordanisë, Abdullah II Ibn Al Husein.

Sakaq, as Presidenti i Francës, Emmanuel Macron nuk do të jetë i pranishëm gjatë orëve të paradite. Ai mësohet se do të mbërrijë në Tiranë pasdite.

Shkak i shtyrjes së mbërritjes së tij është bërë një sulm me thikë në një shkollë ku një mësues mbeti i vdekur dhe dy të tjerë u plagosën.

Agjenda e plotë e Samitit

Në orën 11:00 do të jetë pritja e liderëve

Në orën 11:30 fjala hapëse

Në orën 12:00 nis sesioni i punës, integrimi i rajonit në tregun e përbashkët europian dhe përmirësimi i konvergjencës me BE

Në orën 13:30 fotografia familjare

Në orën 15:30 nis sesioni i dytë i punës, mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor

Në orën 16:45 do të përurohet Kolegji i Europës në Tiranë

Në orën 17:30 do të nënshkruhet marrëveshja rajonale për njohje reciproke të kualifikimit profesional

Në orën 17:45 konferenca e përbashkët për shtyp

Në orën 18:30 ceremonia e inaugurimit të Piramidës.

(Kosova Sot Online )