Xhaka ndihet krenar për rekordin e ri: Ishte gjithmonë nder dhe privilegj i madh të luaja për Zvicrën

  • S.A /
  • 16 October 2023 - 09:19
Xhaka ndihet krenar për rekordin e ri: Ishte gjithmonë nder dhe privilegj i madh të luaja për Zvicrën

Granit Xhaka ndihet krenar dhe i nderuar me rekordin e ri që e theu në Kombëtaren e Zvicrës. Ylli kosovar e arriti shifrën e 118 ndeshjeve me “Helvetikët”, duke e arritur legjendën zvicerane, Heinz Hermann, transmeton "Kosova sot Online".

Përfaqësuesi zviceran luajti kundër Bjellorusisë mbrëmë për të hyrë në histori të Kombëtares zvicerane.

Futbollisti i Bayer Leverkusenit e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes së cilit i ka shprehur ndjenjat e tij dhe lumturinë që ia solli kjo arritje.

“Është një nder i jashtëzakonshëm të bëhem thyes i rekordit në Kombëtare së bashku me të madhin Heinz Hermann. Një falënderim i madh për krejt njerëzit që më kanë mbështetur ndër vite: familjes, miqve, trajnerëve, stafeve dhe bashkëlojtarëve. Pa ju, nuk do të ishte e mundshme t’i arrija 118 ndeshje me Zvicrën. Dhe, një falënderim special për tifozët. Ka qenë gjithmonë privilegj i madh të luaj për Zvicrën dhe përpara jush. Faleminderit. Edhe shumë të tjera do të vijnë”, ka shkruar ish-futbollisti i Baselit, Borussia Monchengladbachut dhe Arsenalit. 

(Kosova Sot Online )