Nazarko: Kosova ende është tek 'sindromi i një fëmije të parritur'

  • A.P /
  • 16 October 2023 - 16:01
Nazarko: Kosova ende është tek 'sindromi i një fëmije të parritur'

Mentor Nazarko në një intervistë i ka bërë një analizë Samitit të Procesit të Berlinit të mbajtur në Tiranë, duke u ndalur edhe tek marrëdhëniet mes liderëve të shteteve të Ballkanit Perëndimor, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Gjatë kësaj interviste, Nazarko u shpreh se procesi i Berlinit nuk duhet të shihet vetëm si një proces politik, pasi sipas tij ka një rëndësi të madhe ekonomike, ndërsa shton se një shtysë e mirë e arritjes së realizimit të këtij Samiti, ishte edhe “Ballkani i Hapur”.

“Procesi i Berlinit nuk është vetëm politik, por edhe ekonomik. Ballkani i hapur ishte një shtysë që procesi i Berlinit të fitonte rigorozitet”, u shpreh Nazarko.

I ndalur tek marrëdhëniet mes dy shteteve, Shqipërisë dhe Kosovës, Nazarko tha se e sheh Kosovën si një “shtet të ri ende të papjekur”.

“Procesi i Berlinit është ndoshta edhe një mënyrë për të frenuar ndikimin rus, por edhe për ti dhënë shprese opinione publike që procesi i integrimit është diçka reale. Tani që të kërkosh para duhet të bësh projekte, defekteti i procesit të Berlinit që Ballkani i Hapur e evidentoi, tani të arrish të gjesh një agjendë të përbashkët, të takohet kancelari Scholz dhe presidenit Macron me krerët i vendeve të Ballkanit është pak e vështirë. Ballkani i Hapur kishte një dimension të rëndësishëm, pra “Open Ballkan” relaksoi marrëdhëniet mes liderëve. Kjo ndikon edhe tek ato dialogu njëpalëshe apo dypalëshe. Por Kosova është duke vuajtur, pëlqej të gjej një paralele nga jeta e individit, adolesht. Kosova si shtet i ri është duke vuajtur njëlloj pamaturie, njëlloj puberteti institucional. Nëse Kosova do të kishte problem vetëm më Shqipërinë do të isha me Kosovën. Por ka probleme edhe me vende të tjera dhe mendoj që problemi qëndron tek Kosova. Pra është papjekuria moshore e një shteti të ri, pra natyrisht duhet pranuar që ka faj edhe Shqipëria, pasi Rama duhet të kishte investuar më shumë kohë në kapërcimin e pengesave. Shqipëria duhet të ishte përfshirë edhe në procese që do të ndikonin tek, Kosova. Por siç e thashë Kosova ende është tek “sindromi i një fëmije të parritur”. Por këtë sindromë e ka pasur edhe qeveria Thaçi, edhe qeveria Haradinaj. Por Shqipëria, shteti amë, në të gjithë kuptimet, për shkak politikës konstruktive rajonale, po fiton këtë rëndësi ndërkombëtare dhe kjo është një ndihmë shumë e madhe për Kosovën. Tani qasja që ne duhet ta shohim Serbinë me sytë e Kosovës, nuk është qasje realiste, por një qasje populiste. Por nëse autoritet e Kosovës apo njerëzit e njohin Serbinë, përse nuk kanë arritur sukses në dialog. Ne kemi nevojë të gjejmë gabime tek vetmja. Unë do të doja që Shqipëria të përfshihet në operacione të mëdha kulturore, apo mbështetëse. Sa për Abazoviç ai është dikush që ka mundur serbët në kohë paqeje. Pra ai, ka imponuar faktorin serb në Mal të Zi, të pranojë Kosovën, ka normalizuar apo imponuar si rregull normal mbajtjen e flamurit shqiptar. Dhe të gjitha këto i ka bërë në mënyrën më të qetë të mundshme pa krijuar polemika. Kështu që Dritan Abazoviç është shembull i eficencës”, tha ndër të tjera Nazarko.

(Kosova Sot Online)