Netanyahu paralajmëron militantët e Hezbollahut

  • A.P /
  • 16 October 2023 - 17:09
Netanyahu paralajmëron militantët e Hezbollahut

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar militantët e Hezbollahut në Liban dhe mbështetësit e tyre iranianë se do të paguajnë një çmim të lartë nëse përfshihen në luftë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Netanyahu paralajmëroi Iranin dhe Hezbollahun: “Mos na testoni në veri. Mos bëni gabimin e së shkuarës. Sot, çmimi që do të paguani do të jetë shumë më i rëndë”, duke iu referuar luftës së Izraelit me Hezbollahun në vitin 2006.

Me një pushtim tokësor të pritur të Gazës, Izraeli po përgatitet për potencialin e hapjes së një fronti të ri në kufirin e tij verior me Libanin, ku ka shkëmbyer zjarr vazhdimisht me Hezbollahun.

Ushtria ka urdhëruar që banorët e 28 komuniteteve izraelite pranë kufirit të evakuohen.


(Kosova Sot Online)