Kurti i kundêrpërgjigjet Ramës: Veriu është tokë e Kosovës

  • A.P /
  • 16 October 2023 - 20:13
Kurti i kundêrpërgjigjet Ramës: Veriu është tokë e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili gjatë një interviste për Financial Time kishte deklaruar se “veri i Kosovës është tokë e askujt”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

I pyetur nga gazetarët në Tiranë, gjatë mbajtjes së Procesit të Berlinit, Kurti ka thënë se veriu është tokë e Kosovës.

"Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, integriteti territorial është i pacenueshëm, sovraniteti shtetëror qeveriset me qeveri demokratike”, ka thënë Kurti.

Mediat vazhdimisht kanë raportuar për raporte jo të mira në mes kryeministrit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.

(Kosova Sot Online)