KRU ”Prishtina” del me njoftim

  • A.P /
  • 16 October 2023 - 21:20
KRU ”Prishtina” del me njoftim

KRU “Prishtina” informon se uji në Graçanicë do reduktohet nga ora 22:00-5:00, teksa zonat si Hajvalia, Mati, Bregu i Diellit do të kenë çrregullime në furnizim me ujë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Njoftimi i plotë:

Me kërkesë të departamentit të cilësisë se ujit, kemi ulur sasinë e ujit në trajtim nga ITUP Badoc, me qëllim të ruajtjes së cilësisë së ujit. Jemi duke punuar me 35 % të kapacitetit, andaj ulja e trajtimit do të ndikoj që zonat të cilat furnizohen nga Badovci do të afektohen me reduktime. Graçanica do reduktohet nga ora 22:00-5:00, zonat si Hajvalia, Mati, Bregu i Diellit do te kene çrregullime ne furnizim me uje. Shpresojmë te kaloj shpejt kjo situatë dhe të rikthehemi në normalitet.

(Kosova Sot Online)