Osmani: Më çuan mesazhe se nëse s’e dekreton Isufajn për Kryeprokuror, do t’i lidhim duart, presionet asnjëherë nuk kanë bërë punë

  • E.K /
  • 17 October 2023 - 11:52
Osmani: Më çuan mesazhe se nëse s’e dekreton Isufajn për Kryeprokuror, do t’i lidhim duart, presionet asnjëherë nuk kanë bërë punë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një konferencë për media bëri të ditur se ka vendosur të mos e dekretojë Blerim Isufajn për Kryeprokuror të Shtetit, përcjell “Kosova Sot Online”.

Osmani tha se janë evidentuar “shkelje masive” në procesin e përzgjedhjes së Isufajn nga ana e Këshillit Prokurorial.

Ajo përmendi edhe mesazhe, në të cilat, siç parafrazoi ajo, ka pasur edhe kërcënime për ngritje aktakuzash e arrestime.

“Në anën tjetër, unë mund t’ju them se ka pasur edhe presione të tjera të paligjshme. Ta zëmë njerëz që dërgonin mesazhe se në qoftë se nuk e dekreton dhe nuk e nënshkruan do të bëjmë dosje, do të ngrisim aktakuza, do t’i lidhim duart, etj etj. Por ata duhet ta dinë që këto më shumë se dy dekada që jam në politikë, presionet asnjëherë nuk kanë bërë punë, e nuk do të bëjnë as tani”, tha Osmani.

(Kosova Sot Online)