Shasha: Kosova ka kryer të gjitha detyrat e veta të shtëpisë dhe mund të rri komod për liberalizimin e vizave

  • E.K /
  • 17 October 2023 - 15:21
Shasha: Kosova ka kryer të gjitha detyrat e veta të shtëpisë dhe mund të rri komod për liberalizimin e vizave

Drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha, ka thënë se Kosova ka kryer të gjitha detyrat e saj sa i përket liberalizimit të vizave, përcjell "Kosova Sot Online".

Ai ka folur edhe për deklaratën e presidentit francez, Emmanuel Macron, për çka tha se nuk ka mundësi që Franca “në mënyrë unilaterale dhe krye në vete” të pezullojë vendimin për vizat.

Shasha tha se nëse Macron ka një qëndrim të ri për vizat është mirë të sqarohet sepse “ka konfuzxuar me deklaratën e tij”.

Postimi i plotë:

Sot këshilla kryesore diplomatike për Kosovën është: buzëqesh dhe mos thuaj asgjë. Kosova ka kryer të gjitha detyrat e veta të shtëpisë dhe mund të rri komod për liberalizimin e vizave. Ne veç jena tu e prit të buzëqeshur 1 janarin 2024.

Eh tash nëse Presidenti Macron ka një qëndrim të ri lidhur me liberalizimin e vizave është mirë të sqarohet. Sot ai vetëm ka konfuzuar me deklaratën e tij. Ka zero mundësi që Franca në mënyre unilaterale dhe krye në vetë të pezulloj liberalizimin e vizave. Kjo është ligjërisht e pamundshme.

Kam thënë edhe më herët. Për mua rregulli i artë sa i përket pezullimit të liberalizimit të vizave është ky: mos merrni seriozisht asgjë deri sa nuk dëgjoni Komisionin Evropian duke folur për të. Deri atëherë çdo gjë që dëgjoni është pjesë normale e lojërave dhe negociatave politike.

(Kosova Sot Online)