Policia e Kosovës arreston një shtetas turk

  • A.P /
  • 17 October 2023 - 16:42
Policia e Kosovës arreston një shtetas turk

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot ka arrestuar një shtetas turk, A.P. i vitit të lindjes 1962, i cili ishte i kërkuar me urdhërarrest ndërkomvëtar nga Interpol të lëshuar nga autoritetet turke, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai është i dënuar me 14 vite burgim.

“Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), ka vazhduar me sukses kryerjen e detyrave ligjore në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor me shtetet tjera, ku gjatë ditës së sotme pas një pune operativo-hetimore e ka arrestuar shtetasin turk A.P (viti I lindjes 1962), i kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar nga Interpol nga ana e autoriteteve turke, dhe i dënuar me mbi 14 vite burgim.”

“Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU), mbetet e përkushtuar në ngritjen dhe avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar policor me institucionet e  zbatimit të ligjit të shteteve tjera dhe me organizatat ndërkombëtare policore dhe të sigurisë, me qëllim arrestimin e personave të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar, ekstradimin dhe sjelljen e tyre para organeve të drejtësisë.”

(Kosova Sot Online)