Macron përmbyll vizitën në Shqipëri

  • A.P /
  • 17 October 2023 - 17:35
Macron përmbyll vizitën në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron përmbylli sot vizitën zyrtare dyditore në vendin tonë, e para e një presidenti francez në Shqipëri që prej vendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve, 101 vjet më parë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale momente nga përcjellja në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit të Presidentit Macron.

“Mirupafshim dhe shihemi së shpejti, zoti President. Rroftë Shqipëria! Rroftë Franca!”, shkruan Rama.

(Kosova Sot Online)