Tre kosovarë po akuzohen se sulmuan seksualisht një turiste skandinave në Itali

  • A.P /
  • 17 October 2023 - 20:55
Tre kosovarë po akuzohen se sulmuan seksualisht një turiste skandinave në Itali

Tre punëtorë sezonalë nga Kosova po akuzohen se kanë sulmuar seksualisht një grua nga Skandinavia pas punës në Val Gardena të Italisë veriore.

E ngjarja është dokumentuar në disa incizime të kamerave të vëzhgimit. Për njërin nga të akuzuarit gjithashtu thuhet se kamerat e kanë kapur aktin e dhunshëm në një video.

Gjyqi do të fillojë të hënën e ardhshme. Tre punëtorët nga Kosova janë meshkuj të moshës 21, 26 dhe 27 vjeçare, raporton Rainews.

Ngjarja ka ndodhur natën e 18-19 janarit në Val Gardena. Të tre burrat takuan viktimën në një klub nate në Val Gardena.

Më pas turistja hipi në një automjet me ta. Aty ka ndodhur sulmi i parë nga njëri prej tre burrave. Në hotelin ku jetonte njëri nga tre, dy të tjerët mësohet se kanë dhunuar gruan. Burri i parë që e përdhunoi më pas dyshohet se ka kryer sërish dhunë ndaj saj në makinë gjatë kthimit.

Përndryshe, nga e hëna rreth 100 dëshmitarë do të dalin përpara gjykatës rajonale të Bolzanos. Ata supozohet të dëshmojnë në gjyqin për këtë rast.

(Kosova Sot Online)