Tentim vrasje në Ferizaj

  • E.K /
  • 18 October 2023 - 09:11
Tentim vrasje në Ferizaj

Një person është lënduar dje në Ferizaj, si pasojë e përleshjes me disa persona të tjerë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai ka deklaruar në polici se njëri nga personat me të cilët është përleshur ka gjuajtur me armë zjarri në drejtim të tij, mirëpo nuk është goditur.

Policia ka njoftuar se nuk raportohet për të arrestuar.

“Ferizaj 17.10.2023-00:27. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një përleshje fizike me disa persona, njeri prej tyre ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij, mirëpo nuk është goditur. Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një gëzhojë. Si pasoj e përleshjes fizike, viktima ka pësuar lëndime trupore për çka dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)