Blakaj mbron vendimin e Osmanit për të mos e dekretuar Blerim Isufajn

  • A.P /
  • 18 October 2023 - 19:01
Blakaj mbron vendimin e Osmanit për të mos e dekretuar Blerim Isufajn

Vendimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila nuk e ka dekretuar Blerim Isufajn si kryeprokuror i shtetit, e ka mbështetur ish-prokurori, Elez Blakaj, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Blakaj ka thënë se ka pasur shumë shkelje që janë evidentuar për zgjedhjen e Isufajt nga Këshilli Prokurorial i Kosovës.

Në këtë mënyrë ai mbështeti vendimin e Osmanit, për të cilën ka njohës të kushtetutës që thonë se “Osmani ka bërë shkelje kushtetuese”. Kështu nuk edhe mendomn Blakaj

”Shkeljet e evidentuara gjatë procesit të monitorimit në përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, nga institucionet dhe mekanizmat ndërkombëtarë, por edhe shoqëria civile, nuk kalojnë tek institucioni i Presidentit të Shtetit! Të gjithë ata të cilët provojnë të bëjnë interpretime lidhur me vendimin/njoftimin e Presidentes së Shtetit, shkëputur nga problemet e evidentuara gjatë procesit të përzgjedhjes së Kryeprokurorit janë të njëanshëm ose të verbër profesionalisht”, ka shkruar Balkaj.

”Presidentja e Shtetit si garantuese në funksionimin e institucioneve të shtetit, ka ushtruar kompetencat e saj në mbrojtje të integritetit dhe autoritetit funksional të Institucionit të Prokurorit të Shtetit, dhe çdo vendim/njoftim i cili do të legalizonte një proces me shkelje të tilla (të njohura tani), do të përbënte shkelje! E pakuptueshme se si Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, për situata të ngjashme dhe për pozitën e njëjtë, përdor standarde të dyfishta! Populli do të thoshte për dikë “nënë” e për dikë “njerkë”, ka thënë Blakaj.

(Kosova Sot Online)