Në Komoran digjen një shtëpi e një punëtori

  • A.P /
  • 18 October 2023 - 21:37
Në Komoran digjen një shtëpi e një punëtori

Sonte në Komoran, dy objekte, një shtëpi e një punëtori janë përfshirë nga zjarri, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, konfirmoi se përveç dëmeve materiale nuk ka persona të lënduar.

“Sot rreth orës 20:30, është raportuar se në Komoran , dy objekte (një punëtori dhe një shtëpi) janë përfshirë nga zjarri.  Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalozuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar”, tha Ahmeti .

(Kosova Sot Online)