Peci: Nëse shtetet e perëndimit nuk kanë plan B për Serbinë, rajoni mund të lëvizë me hapa të sigurtë drejt një kaosi të ri

  • E.K /
  • 19 October 2023 - 11:12
Peci: Nëse shtetet e perëndimit nuk kanë plan B për Serbinë, rajoni mund të lëvizë me hapa të sigurtë drejt një kaosi të ri

Drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka bërë me dije se nëse shtetet kyçe të perëndimit nuk kanë plan B për Serbinë, atëherë rajoni mund të lëvizë me hapa të sigurt drejt një kaosi të ri, përcjell “Kosova Sot Online”.

Peci ka shkruar se nuk ishte ngjarje e rastësishme që presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq në vend të takimit me liderët evropianë në Tiranë kishte zgjedhur takimin me Putinin dhe Xi ne Peking!

“Nese shtetet kyce te perendimit nuk kane plan B per Serbine, dhe te gjitha vezet jane vene ne shporten e terheqjes se saj ne drejtim te Brukselit, regjioni mund te levize me hapa te sigurte drejt nje kaosi te ri! Nuk eshte ngjarje e rastesishme qe Vucici ne vend te takimit me lideret evropian ne Tirane, zgjodhi takimin me Putinin dhe Xi ne Peking! Nese plani B nuk ka qene ne tavoline deri tani, eshte koha e fundit qe te behet realitet dhe te vehet ne jete!”, ka shkruar Peci.

(Kosova Sot Online)