Kryeministri Kurti takohet me koordinatoren rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë

  • E.K /
  • 19 October 2023 - 15:01
Kryeministri Kurti takohet me koordinatoren rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Koordinatoren Rezidente të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Arnhild Spence, përcjell “Kosova Sot Online”.

Spence e përgëzoi Kurtin dhe Qeverinë e Kosovës për faktin se janë mes 23 vendeve nga 130 që kanë regjistruar zotimet e tyre për Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm në platformën elektronike të OKB-së.

“Duke biseduar për zotimet e Kosovës, u theksua angazhimi i Qeverisë për të përshpejtuar përmbushjen e premtimit për zhvillim të qëndrueshëm dhe realizimin e Agjendës 2030. U ritheksuan zotimet transformuese të Qeverisë që do të fokusohen në katër prioritetet kryesore të politikave: për të zvogëluar shkallën e varfërisë, për të rritur kapacitetin e energjisë së ripërtëritshme, për transformim digjital, si dhe ndërmarrjen e reformave të rëndësishme në sistemin arsimor.”

(Kosova Sot Online)