Bislimi: Rezoluta e PE’së e dënon sulmin terrorist të Serbisë

  • A.P /
  • 19 October 2023 - 21:19
Bislimi: Rezoluta e PE’së e dënon sulmin terrorist të Serbisë

Miratimin e rezolutës nga Parlamenti Evropian që dënon sulmin terrorist në veri të Kosovës më 24 shtator, e ka  përshëndetur zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Rezoluta kërkon që Serbia të dënohet nëse vërtetohet përfshirja në sulmin terrorist.

Kosova ka publikuar vazhdimisht prova që tregojnë për një përfshirje të tillë.

”E mirëpres rezolutën e miratuar sot nga @Europarl_EN  i cili ndër të tjera dënon sulmin terrorist të Serbisë dhe bën thirrje për miratimin e masave kufizuese. Ai gjithashtu thekson njohjen reciproke si një parim dhe një qasje të balancuar në procesin e dialogut”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

Më 24 shtator një grup terrorist në veri të Kosovës e vrau policin, Afrim Bunjakun, tashmë hero i Kosovës.

(Kosova Sot Online)