Ja kush thotë: Gabim i Perëndimit përkëdhelja e Vuçiqit

  • A.P /
  • 19 October 2023 - 22:01
Ja kush thotë: Gabim i Perëndimit përkëdhelja e Vuçiqit

Këshilltarja e Presidentes Osmani, Donika Kadaj-Bujupi, ka deklaruar se gabimi i Perëndimit është me vazhdu me përkëdhelë Vuçiqin, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ajo tha se Vuçiq e ka përkrahë një akt agresion dhe i njëjti nuk duhet të përkëdhelet më.

“Ai është kryetar i një shteti, i cili e ka përkrahë një akt agresioni dhe ka përkrah turma terroriste brenda një shteti tjetër, dhe nuk mundet kjo mu tejkalu dhe nuk është incident. Pas 24 shtatorit ka ndyrshu gjithçka, gabimi më i madh i perëndimit është me përkëdhelë Vuçiqin sot qysh po vazhdojnë, ku është sot Vuçiqi, në Kinë dhe del thotë, po jam ardhë me bë marrëveshje për me ble armë prej Kinës”, tha Kadaj-Bujupi.

(Kosova Sot Online)