Abdixhiku: Rruga e re është identitare rugoviste

  • A.P /
  • 19 October 2023 - 22:41
Abdixhiku: Rruga e re është identitare rugoviste

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku programin politik “Rruga e Re”, e ka quajtur “Rrugë identitare rugoviste”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Sipas tij ky program është rrugë për Kosovën, e domosdoshme, pasi që sjellë zgjidhje konkrete për problemet në Kosovë.

“’Rruga e Re’’ është rrugë për Kosovën, e domosdoshme. Është rrugë identitare rugoviste. Duhet ta kuptoni konceptin e programit që kemi. Pas zgjedhjeve qendrore, kam qenë politikani i vetëm që kam dalë dhe fol me qytetarë. Kam bërë takime në 30 qytete, në bashkëbisedim të hapur. Pastaj kemi zhvilluar takime me mediat, shoqërinë civile e ekspertë, ligjërues diplomat dhe sektorin privat. Kemi dalë me një program konkret i cili gjatë muajit nëntor do të bëhet publik gjatë konventës sonë programore.

Ndër të tjera, i pyetur nga gazetarët dhe analistët në emisionin Konfront në KTV, shtoj se: “LDK-ja ia ka sjellë lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës dhe sa jam unë këtu, nuk mund ta ofendojë askush LDK-në.”

Abdixhiku ka treguar se programi Rruga e Re do të publikohet në detaje në Konventën e LDK-së, e cila do të mbahet në nëntor.

(Kosova Sot Online)