Asamblisti i VV-së: Policët e angazhuar së fundmi në veri paguhen mbi 2000 deri në 3000 euro

  • E.K /
  • 20 October 2023 - 09:24
Asamblisti i VV-së: Policët e angazhuar së fundmi në veri paguhen mbi 2000 deri në 3000 euro

Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka thënë se një polic i Kosovës i cili ka qenë i angazhuar në veri në periudhën e fundit është paguar 2 mijë deri në 3 mijë euro, kjo sipas tij për shkak të orarit të zgjatur, përcjell “Kosova Sot Online”.

Azemi ka thënë se policisë mbase nuk ja kanë plotësuar 100% kërkesën për paga, por sipas tij më e rëndësishme është që atyre i është rikthyer dinjiteti.

Tutje, ai tha se ata sot gëzojnë më shumë se kurrë respektin e qytetarëve.

Postimi i fundit:

Policisë mbase s’ja kemi plotësu 100% kërkesën për pagë. E kjo do zgjidhet padyshim.

Por ma e rëndësishmja është se atyre i’u është rikthy dijniteti. Ata sot gëzojnë më shumë se kurrë respektin e qytetarëve.

Pse? Sepse më nuk keqpërdorën për të arrestu kundërshtar politik e qytetar.

Sepse më nuk transferohen, nënqmohen e degradohen kur e dënojnë familjarin apo mikun apo vet pushtetarin siç ka ndodh në të kaluaren e afërt.

Sot secili polic është simbol i mbrojtjës së Republikës. P.S sa për info shumica që ka qenë të angazhuar në veri në periudhën e fundit paguhen mbi 2000 e në raste deri në 3000 euro kjo sidomos për shkak të orarit të zgjatur.

Dhe padyshim kushtet për ta do rregullohen edhe më tej!

(Kosova Sot Online)