Kolonat e gjata në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, komuna del me një zgjidhje

  • E.k /
  • 20 October 2023 - 12:46
Kolonat e gjata në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, komuna del me një zgjidhje

Komuna e Prishtinës ka nisur punimet për një qasje në një rrugë të re që pritet të ndikojë në shkarkim të trafikut, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se pas pastrimit të deponisë ilegale tek rrethi i madh në dalje të Prishtinës, saktësisht nga rruga e ‘Hekurudhës’ me kryqëzim me rrugën ‘Lidhja e Pejës’, është paraparë përfshirja e hapësirës në projektet e reja për hapjen e rrugëve për qarkullim.

Rama ka thënë se bazuar në analizat e vazhdueshme për zgjidhjen e ngarkesës së trafikut nga ekipi i mobilitetit të kryeqytetit, kjo hapësirë do të mundësoj qasjen e automjeteve me qëllim të shkarkimit të segmentit më të ngarkuar rrugor “Tirana” dhe “Bill Klinton”.

“Tani e tutje, kyçja e automjeteve do të bëhet nga rruga e ‘Hekurudhës’ me kryqëzim me rrugën ‘Lidhja e Pejës’ ku do të ketë lidhje të veçantë në drejtim të Fushë Kosovës duke mundësuar kështu qarkullim më të lirë të automjeteve”, ka thënë Rama.

(Kosova Sot Online)