Gjilan: Menaxheri i një banke raporton për para që dyshohet të jenë të falsifikuara në vlerë mbi 1 mijë euro

  • E.K /
  • 20 October 2023 - 14:07
Gjilan: Menaxheri i një banke raporton për para që dyshohet të jenë të falsifikuara në vlerë mbi  1 mijë euro

Një menaxher në një bankë private në Gjilan ka raportuar se dje gjatë numërimit të parave të pranuara në bankomat ka hasur në disa monedha në vlerë rreth 1,250 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka njoftuar se rasti është në procedurë hetimore.

“Një mashkull kosovar menaxher në një bankë private ka raportuar se gjatë numërimit të parave të pranuara në bankomat kanë hasur në disa monedha në vlerë rreth 1250€ që dyshohet të jenë të falsifikuara. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)